Adresa: Rruga Hasan Sufa, Pall. 3, Shk. 2, Ap. 12, Tiranë +355 4 234 0059 Vizitat me takim
Rezervo vizitën

Infertiliteti & IVF

Infertiliteti dhe riprodhimi i asistuar

Konsulta të specializuara për eksplorimin e çiftit infertil, gjetjen e shkaqeve dhe menaxhimin e tyre. Kur trajtimi medikamentoz nuk mjafton, ofrojmë teknikat e riprodhimit të asistuar në bashkëpunim me ekipe partnere ndërkombëtare. Kujdesi personalizohet sipas problemit, nevojave dhe mundësive të çdo çifti.

Çfarë ofrojmë

Vlerësimi

  • Konsultë infertiliteti për çiftin
  • Monitorim hormonal
  • Monitorim folikular në disa cikle
  • Spermogramë dhe menaxhimi i infertilitetit mashkullor

Trajtimi

  • Induktimi i ovulacionit
  • Menaxhimi i ovarit polikistik (PCOS)
  • Inseminimi intrauterin (IUI)
  • Fertilizimi in vitro dhe transferimi i embrionit (IVF/ET)
  • Injektimi intracitoplazmatik i spermatozoidit (ICSI)

Pyetje të shpeshta

Kur duhet të kërkojmë ndihmë për infertilitetin?

Zakonisht pas 12 muajsh përpjekjesh pa arritur shtatzëni, ose pas 6 muajsh nëse gruaja është mbi 35 vjeç. Nëse ka cikle të parregullta, endometriozë ose probleme të njohura, vlen të vini më herët.

A duhet të vijë edhe partneri në konsultë?

Po. Infertiliteti është çështje e çiftit dhe vlerësimi i të dyve, përfshirë spermogramën, na ndihmon të gjejmë shkakun më shpejt.

Ku kryhen procedurat e IVF?

Vlerësimi, monitorimi dhe përgatitja bëhen në Klinikën Gjata; procedurat e riprodhimit të asistuar realizohen në bashkëpunim me qendra partnere. Gjatë konsultës do t’ju shpjegojmë hap pas hapi çdo etapë.

Informacioni në këtë faqe është i përgjithshëm dhe nuk zëvendëson konsultën mjekësore.

Rezervoni vizitën tuaj

Telefononi ose na shkruani në WhatsApp për të caktuar një takim. Klinika ndodhet në Rrugën Hasan Sufa, në qendër të Tiranës.