---
title: "Infertiliteti & IVF në Tiranë | Klinika Gjata"
description: "Vlerësimi i çiftit infertil, monitorim folikular, induktim i ovulacionit, PCOS, IUI, IVF dhe ICSI me Prof. Asoc. Dr. Elinda Gjata në Tiranë."
lang: sq
url: https://klinikagjata.com/sherbimet/infertiliteti-ivf/
alternates:
  sq: https://klinikagjata.com/sherbimet/infertiliteti-ivf/
  en: https://klinikagjata.com/en/services/infertility-ivf/
  it: https://klinikagjata.com/it/servizi/infertilita-fivet/
  fr: https://klinikagjata.com/fr/services/infertilite-fiv/
---

# Infertiliteti dhe riprodhimi i asistuar

Konsulta të specializuara për eksplorimin e çiftit infertil, gjetjen e shkaqeve dhe menaxhimin e tyre. Kur trajtimi medikamentoz nuk mjafton, ofrojmë teknikat e riprodhimit të asistuar në bashkëpunim me ekipe partnere ndërkombëtare. Kujdesi personalizohet sipas problemit, nevojave dhe mundësive të çdo çifti.

## Vlerësimi

- Konsultë infertiliteti për çiftin
- Monitorim hormonal
- Monitorim folikular në disa cikle
- Spermogramë dhe menaxhimi i infertilitetit mashkullor

## Trajtimi

- Induktimi i ovulacionit
- Menaxhimi i ovarit polikistik (PCOS)
- Inseminimi intrauterin (IUI)
- Fertilizimi in vitro dhe transferimi i embrionit (IVF/ET)
- Injektimi intracitoplazmatik i spermatozoidit (ICSI)

## Pyetje të shpeshta

### Kur duhet të kërkojmë ndihmë për infertilitetin?

Zakonisht pas 12 muajsh përpjekjesh pa arritur shtatzëni, ose pas 6 muajsh nëse gruaja është mbi 35 vjeç. Nëse ka cikle të parregullta, endometriozë ose probleme të njohura, vlen të vini më herët.

### A duhet të vijë edhe partneri në konsultë?

Po. Infertiliteti është çështje e çiftit dhe vlerësimi i të dyve, përfshirë spermogramën, na ndihmon të gjejmë shkakun më shpejt.

### Ku kryhen procedurat e IVF?

Vlerësimi, monitorimi dhe përgatitja bëhen në Klinikën Gjata; procedurat e riprodhimit të asistuar realizohen në bashkëpunim me qendra partnere. Gjatë konsultës do t’ju shpjegojmë hap pas hapi çdo etapë.

> Informacioni në këtë faqe është i përgjithshëm dhe nuk zëvendëson konsultën mjekësore.

- **Adresa:** Rruga Hasan Sufa, Pall. 3, Shk. 2, Ap. 12, Tiranë, Albania
- **Telefon:** +355 4 234 0059
- **WhatsApp:** +355 69 400 6677
- **Email:** klinikagjata@hotmail.com
- **Orari:** Vizitat bëhen me takim. Telefononi për oraret e disponueshme.
- **Google Maps:** https://www.google.com/maps/place/Klinika+Gjata/@41.3295323,19.8331926,19z/data=!4m6!3m5!1s0x1350313c2a5031bd:0x922a76b0aae205ae!8m2!3d41.329517!4d19.8337353!16s%2Fg%2F11c6q562b7
